Nje here dikush me tha....
Nje dite nje plak me tha "Kur njeh dike, dhe ky dikush e ben zemren tende te ndaloj per ca sekonda, ki kujdes: ky person mund te jete njeriu me i rendesishem i jetes tende.
Nese syt takohen dhe ka nje drit qe ndricon kur e shikon, ki kujdes: mund te jete njeriu qe po pret qe kur linde.
Nese kur u puthet syte u mbushen me lote, mendo: ka diçka magjike midis jush.
...
Nese mendimi i pare dhe i fundit i dites eshe per ate njeri, nese deshira per te ndejtur bashke arrin te shtrengoj zemren, gezohu: qielli te dergoi nje dhurate hyjnore... DASHURINE
Nese nje dite i kerkoni falje njeri tjetrit per ndonje gabim dhe u kthehet nje perqafim, nje buzeqeshje, nje ledhatim dhe gjestet vlejn me shume se njemije fjale, dorezohu: ju jeni bere per njeri-tjetrin.
Nese eshte i merzitur, nese jeta e ka vrare dhe ti vuan dhimbjen e tije, qan lotet e tije dhe i fshin me dashuri, sa mrekulli. Ai njeri mund te kete besim te ty gjithe jeten.
Nese arrin, me mendimin, te ndjesh eren e njeriut qe do sikur ta kesh afer, dhe mendon se eshte perfekt edhe veshur me bizhame, shapka dhe flok te pakrehura. Nese nuk punon dot gjate dites, teper i emocionuar per takimin qe keni... nese nuk arrin dot te imagjinosh ne asnje menyre nje te ardhme pa ate person, dhe do doje me gjithe shpirt ti ishe pran kur plaket dhe, prap, mendon se do e doje marrezisht edhe keshtu. Nese preferon te vdesesh se sa ta shikosh te iki... atehere do te thote qe dashuria ka hyre ne jeten tende! Eshte nje dhurate."
Pastaj buzeqeshi dhe me tha "Ca njerez dashurohen shume here ne jete, pak duan vertet dhe gjejne nje dashuri te vertet. Ndonjehere e takojne dhe nuk u vene rendesi ketyre sinjaleve, dhe e lene te iki pa e jetuar. Eshte deshira e tyre. Keshtu qe, mos lejo kurre qe marrezirat e çdo dite te bejne te mos shohesh gjene me te bukur ne bote: DASHURINE"....
TAKIMI I PARE DHE I FUNDIT MBETI
U ndam ne pranver kur binte ngapak shi dhe e lam pas ate dashuri qe me vite e kishim une e ti.Shume lutje, shume kohe te kam humb per nje takim dhe une nuk prisja lutje me per takimin e dyt se une e ti pa menduar perfunduam qdo gje ate dite.Nen lotet qe piknin ne faqet e mia u shuan gjithe shpresat kah dashuria por i lam ca fjale te zjarrta ne jet se ne zemren tende veq per mua ka vend, pse se pyete ti zemren time se kjo eshte e ashper dhe nuk bene leshime, por per hire te syve te tu, do mundohem ne me te ruajt.
Besoj shume ne dashurine tende qe ke per mu por do me vije rend se dasma jote nje dit ka me fillu e ndoshta une ateher do jem e dikuj tjeter dhe do ta mbaj nje femij ne preher, e di qe ateher shpirti yt do te ndahet ne dy pjes, do jetosh mes dhimbjes dhe dashuris qe therr.Une nga larg do te pershendes, te fala do te dergoj por ne pa mundesi qe te perqafoj.
I fundit mbet aj takim dhe si lam asgje njeri tjetrit per kujtim dhe bile u ndam ne buzeqeshje por kur ia kthyem shpinen njeri tjetrit per ne ishte vdekje.Jetojm te ndar, si dy te humbur ne mes te rruges dhe asnje kthes s’po na bashkon, fati ashper po na mundon.
Nuk te lidhi me mua vetem bukuria, po te lidhi gjaku dhe dashuria.Nuk e di a do te kemi rast edhe nga nje got ta cakrrojme apo edhe nga nje kafe bashk ta qojm e pse jo edhe zerin njerit tjetrit t’ja degjojme.Mua kudo do te me shoqeroj kujtimi per ty edhe pse i rend po edhe aq i embel.
Ti trokite ne zemren dhe shpirtin time dhe une te ofrova dashurine time, pas nje kohe te trokita une ne dhe ajo ishte mbyll, trokita edhe ne shpirtin tend por aj ishte bere akull e gur.E neser kujt do ti kerkoj takim, e di qe qdo kush do te me ofron dashurine e kete e mohove ti e pameshir.
Sonte te lutem mos qaj ti, me le te qaj une, me le te mbytem nga vaji e mos te zgjohem kurr.
Të ruash sekretin
Tregohet se një mbret, e vriste menjëherë berberin që e kishte qethur. Me kalimin e viteve, berberët filluan të rrallohen dhe ata që kishin mbetur, i përgjëroheshin Zotit që mos bënin pjesë tek lista e mbretit, pasi e dinin fundin. Të gjithë berberët e tjerë thjesht ishin zhdukur dhe askush nuk e dinte çfarë u kishte ngjarë pas qethjes së mbretit.
Mes berberëve të mbetur, ishte dhe një i ri, zemërmirë dhe modest. Ai i shërbente nënës së tij të moshuar. Me të vajtur një mëngjes të hapë berberhanen e tij, u befasua nga dy ushtarë të cilët e prisnin në këmbë. Ata e morën për tek mbreti që ta qethë. Nga halli, i riu vajti me zemër të thyer dhe me lot që i rridhnin pa pushim. Me ta parë mbreti në atë gjendje, e pyeti:”Çfarë ke more?! Ç’të ka gjetur?!”
I riu iu përgjigj:”Të gjithë ata që kanë ardhur këtu për t’ju qethur juve madhëri, janë zhdukur. Dhe më pyesni ç’kam?!”
Mbreti ia ktheu:”Po, por ti do të dalësh dhe do të kthehesh i gjallë prej këtu, sepse kam dëgjuar për shërbimin që i bën sat ëme.”
Berberit iu kthye çehrja dhe buzëqeshi, duke thënë:”Faleminderit madhëri, faleminderit.”
Mbreti e ndërpreu dhe i tha:”Por me një kusht. Duhet të ruash një sekret tepër të rëndësishëm timin.”
Berberi e pyeti gjithë frikë:”Cili qenka ky sekret madhëri?”
Mbreti i tha:”Do e kuptosh kur të më qethësh.”
Pasi djaloshi mori gërshërët për të qethur mbretin dhe u afrua, mbreti hoqi kapelen që mbante mbi kokë dhe djaloshi mbeti si i ngrirë për një moment. Kapelja dhe flokët e gjatë të tij, mbanin të mbuluar dy veshë të mëdhenj, të gjatë dhe të shëmtuar.
Mbreti e pyeti:”A e kuptove cili është sekreti tani?”
Berberi:”Po, madhëri.”
Tepër i qartë në fjalët e veta, mbreti iu kanos:”Ditën që do të bëhet publik ky sekret, do të jetë dita e vdekjes tënde dhe të nënës që të ka lindur e rritur.”
Berberi bëri be e rrufe se nuk do ia rrëfejë kujt sekretin e mbretit. Me të përfunduar qethjen, ai u kthye në shtëpi.
Sa më shumë kalonin ditët, presioni i brendshëm i sekretit që mbante berberi bëhej dhe më i madh. Sa herë që dikush përmendte kapelen e mbretit, berberit gati i pëlciste zemra nga dëshira për t’u treguar sekretin e veshëve të tij. Por në çast i kujtohej kërcënimi mbretëror dhe qëndronte sus.
Kaloi një vit dhe berberi e kishte të pamundur ta mbajë sekretin. Ai ndjente dhimbje koke të vazhdueshme për shkak se nuk e hiqte dot mendjen nga sekreti. I gjendur në vështirësi, ai vendosi të shkojë tek një plak i urtë të cilit i tha:”Kam një sekret të cilin nuk po e ruaj dot, por që ka pasojë vdekjen nëse ia tregoj dikujt. Por unë po vdes çdo ditë nga pak duke mos e treguar.”
Burri i urtë dhe i mençuri i tha:”Nëse sekretin ia tregon dikujt tjetër, nuk mund të konsiderohet sekret më. Unë kam një këshillë të vlefshme për ty. Shko dhe tregojua pemëve e detit sekretin tënd, se në fund të fundit, as e kuptojnë dhe as do ia tregojnë tjetër kujt. Kështu shpëton nga presioni i brendshëm që ndjen.”
Berberi vajti tek deti larg fshatit, u ul në bregdet dhe filloi ti rrëfejë sekretin e tij madhor. Mandej, ai iu afrua një peme të madhe, futi kokën në zgavrën e saj dhe ia tregoi sekretin e veshëve të mbretit. Që aty, u nis për në shtëpi, krejt i qetë pasi e kishte shkarkuar tensionin.
Të nesërmen në mëngjes, berberi u zgjua nga trokitjet e forta mbi portë nga ana e ushtarëve të mbretit, të cilët ishin tepër të nevrikosur. Ata e çuan të lidhur me pranga dhe duke e gjuajtur me shqelma para mbretit. Me të dalë para mbretit, ky i fundit e pyeti:”Ç’tu desh që e tregove sekretin tim mor horr?!”
Berberi iu përgjigj gjithë frikë:”Të betohem lartmadhëri se nuk ia kam treguar askujt sekretin tënd.”
Mbreti i tha:”Po, e ke bërë dhe ua ke treguar të gjithë njerëzve.”
Berberi:”Unë?! Pasha Zotin se kam treguar.”
Mbreti i tha:”Po, e ke bërë, por jo në mënyrë direkte.” Mandej u kërkoi ushtarëve ta lidhin dhe ta çojnë tek deti. Atje berberi u shokua nga ajo që i dëgjonin veshët. Jehonën e zërit të tij e përcillnin valët e detit tek një grumbull njerëzish që ishin grumbulluar në bregdet. Më pas, ushtarët e çuan dhe tek pema, ku dëgjoi sërish jehonën e zërit të tij.
Mbreti i tha:”Nëse sekreti del prej robit, nuk është më sekret. Nëse ti nuk e ruan dot sekretin, mos prit nga të tjerët ta ruajnë atë.”
Në fund, mbreti ia fali jetën berberit. Ai doli para popullit të tij dhe ua tregoi sekretin e veshëve dhe kapeles që mbante gjithmonë në kokë, pasi tashmë s’kishte asnjë logjikë për ta mbajtur sekret.
Qypi me lira
Dikush nxorri ne shitje nje toke dhe menjehere doli dikush i interesuar per te. Pasi rane dakord per cmimin, bleresi i dorezoi shitesit sasine e te hollave dhe u ndane. Disa muaj me vone, teksa bleresi po punonte token e blere, gjen nje qyp me flori. Meqe ishte njeri i ndershem, e mori dhe vajti tek shitesi, te cilit i tha:"Gjeta kete qyp me flori ne token qe te bleva ty. Une kam blere token, por jo floririn qe gjendej i groposur brenda saj."
Sakaq, shitesi ia kthen:"Une e shita token me gjithcka qe kishte brenda saj, prandaj qypi me flori te takon ty."
Meqe nuk po merreshin vesh, kerkuan ndihmen e nje te treti, i cili i pyeti:"A keni femije?"
Po, tha shitesi, une kam nje vajze.
edhe une kam nje djale, u pergjigj bleresi.
Personi u tha:"Mire, martojeni kete djalin me vajzen dhe floririn jepuani atyre per shpenzimet e marteses!" dhe ashtu u be.
Përpjekja e qëlluar
Pronari i një anijeje gjigante, me një defekt të madh, pasë shumë përpjekjesh dështoi në riparimin e motirit të anijes së tij.
Në fund i sollën një mjeshtër të moqëm, i cili këtë mjeshtëri e kishte të fiksuar që nga fëmijëria e tij.
Ai mbante një valixhe të madhe të mjeteve me vete, dhe sapo arriti inspektoi motorin me shumë kujdes.
Pronari i anijes po vëzhgonte me kujdesë mjeshtrin, duke shpresuar se ai do të arrij riparimin e saj.
Pas kërkoi mbi gjërat, njeriu i vjetër arriti në çantën e tij dhe mori një çekiç të vogël.
Dhe ajo çfarë shpresohej vërtetë shumë shpejt ndodhi-mjeshtri arriti të riparoi motorin e anijes, madje vetëm me një të goditur me çekiqin e tij në motor.
Një javë më vonë, pronarit i arriti me postë fatura nga mjeshtri i vjetër, ndërsa shuma që pronari i anijes detyrohej të paguante për riparimin ishte 10.000 dollarë.
Pronari nuk mundi ta marr me mend këtë, ndaj në një shkresë që ia ktheu mjeshtrit kërkoi nga ai edhe një faturë të detajuar.
Mjeshtri iu përgjigj duke i dërguar pronarit të anijes me sa vijon:
-për të vetmen goditje me çekiç: 2$
-se ia ka qëlluar ku të godas: 9998 $
Përpjekja është e rëndësishme, por duke e ditur ku të bëni përpjekjen në jetën tuaj, do të arrini të realizoni të gjitha ndryshimet e nevojshme në jetë.
Dituria në Islam është shumë e çmuar. Dituria do të na sjellë përfitime në këtë botë dhe në ahiret.
Berberi dhe plaku
Nje plak shkoi ne rrojtore për te prere floket dhe per te rregulluar mjekren e tij. Me te filluar punen berberi, ata u futen ne një bisede.
Ata biseduan shumë gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen për Zotin.
Berberi tha: Une nuk besoj se Zoti ekziston.
Pse e thua kete? Pyeti plaku.
- Mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Zoti nuk ekziston. Me thuaj nese Zoti ekziston, a do te kishte kaq shumë njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Zoti ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj një Zot qe do te lejonte gjithë keto gjera. Plaku mendoi për një moment, por nuk u pergjigj pasi nuk deshironte te fillonin debatin.
Berberi perfundoi punen e tij dhe plaku u largua. Vetem pak pasi doli nga rrojtorja, ai ne rruge pa një njeri me floke te gjata, te papasterta dhe me një mjekerr te parregulluar i cili dukej i palare dhe jo i krehur.
Plaku u kthye prap ne rrojtore dhe i tha berberit: A e di çfare?
Berberet nuk ekzistojne!
Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam këtu, dhe une jam një berber qe sapo punova me ju!
Jo! Bertiti plaku. 'Berberet nuk ekzistojne sepse po te ekzistonin, nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te pakrehura, sikurse ai njeri jashte.
Ah, por berberet ekzistojne! Kjo është ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk vijne tek une. 'Pikerisht, pohoi plaku, 'kjo' është ceshtja, Zoti, gjithashtu, ekziston! Kjo është pikerisht ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk shkojne tek Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai, për kete arsye ka kaq shumë dhimbje dhe vuajtje ne bot
No comments:
Post a Comment