Çokollata
Një i ri hip në një taksi dhe fillon të hajë çokollatë.- Djalosh, çokollata do t’i shkatërrojë dhëmbët – i thotë taksisti.
- Po gjyshi im ka jetuar 110 vjet... – reagon djaloshi.
- Sepse ka ngrënë çokollatë? – pyet taksisti.
- Jo, sepse e ka shikuar punën e tij.
Borxhi
Dy miq të vjetër i ndalojnë rrugës dy hajna të armatosur dhe ua kërkojnë paratë. Në atë moment, njëri nxjerr 100 euro nga xhepi dhe i thotë shokut:- Ja këto 100 euro që t’i kam borxh, më fal për vonesën...
Në darkë
Pasi kanë kryer marrëdhënie, një çift dalin për darkë. Nga dashuria, vajza vendos t’ia tregojë të dashurit të gjitha.- Shpirt, më duhet të të them se kam HIV.
- S’është për t’u mburrur. Unë kam iPad 4, e nuk them asgjë...
Gabimi i ariut
Pyet shoku-shokun:- Çfarë do të bëje ti po ta sulmonte ariu gruan tënde në mal?
- Asgjë, nuk do të isha përzier. Vet e ka sulmuar, tash le të shpëtojë prej saj nëse mundet...
Para operacionit
Pacienti në operacion, pyet mjekun:- Doktor, pasi të ma qepësh këtë plagën në këmbë, a do të mund të bëj seks?
- Po si jo. Pa kurrfarë problemi.
- Faleminderit doktor, se më herët nuk kam mundur.
Viagra
Shkon një djalë në barnatore dhe kërkon një pako me viagra.- Për kë ju duhet? – pyet farmacisti.
- Për gjyshin tim.
E merr djali pakon dhe shkon. Të nesërmen vjen sërish.
- A keni ju lutem diçka kundër viagrës?
- E pse?
- Po mbrëmë na vdiq gjyshi!
- E ku po qëndron problemi?
- Nuk mund ta mbyllim arkivolin...
Ombrella
Një djalë në moshë adoleshence ecën rrugës dhe i thotë një gruaje:- Më falni, zonjë, ku gjendet shtëpia publike?
Ajo ia fut shuplakë dhe vazhdon rrugën.
Më tej, djaloshi takon një polic, të cilit ia parashtron të njëjtën pyetje.
Pasi i han disa të goditura, ikën drejt shtëpisë dhe porsa arrin te dera bërtet:
- Babi, shko gjeje vet ombrellën tënde...
Emrat përkëdhelës
Burri: Zemër, a mund të të thërras Eva?Gruaja: Mundesh, por a mund ta di pse?
Burri: Sepse je e para për mua.
Gruaja: Në rregull. E, a mund të të thërras unë ty Peugeot?
Burri: Mundesh. E pse?
Gruaja: Sepse je i 307-ti për mua.
Në çastin e vdekjes
Burri është shtrirë, i sëmurë, në pritje të vdekjes. Gruaja e mban për dore. Ai e shikon në sy dhe me zë të dobët i thotë:- Duhet të të rrëfej diçka, para se të vdes...
- Të lutem, mos u lodh duke folur – ia kthen gruaja.
- Dua të vdes me shpirt të qetë... Kam fjetur me motrën tënde, shoqen tënde më të mirë dhe shoqen e saj...
- E di, e di... Qetësohu tash, lëre helmin të veprojë si duhet...
Në të kuqen
Një automjet kalon në të kuqen dhe polici e ndal. Kur i afrohet t’ia kërkojë dokumentet kupton se në timon ishte shefi i policisë.- Mirdita shef.
- Çfarë miri idiot! Pse më ndale?
- Po shef kalove në të kuqen.
- Ani çka? A nuk e sheh se po ngutem?!
- E shoh shef, po do të kalojë ndonjë budalla në të gjelbrën dhe do t’ju godasë, prandaj...
Larja
- E ju, a asnjëherë nuk ndjeni nevojë për të bërë një dush? – pyet mjeku një mashkull që nuk ishte pastruar kurrë.- Po, doktor. Po unë jam mësuar t’i kontrolloj ndjenjat...
Lajmërimi
Lajmërim: Lajmërohen nxënësit e shkollës se...Nxënësit: O e dijna bre
No comments:
Post a Comment